TRAJTIMI I UJERAVE TE ZEZA, KONTROLLE SUBJEKTEVE NE BREGDETIN E LEZHES

Urdheri i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ndëshkimin me forcen e ligjit të subjekteve që derdhin ujerat e zeza në det, ka vënë në lëvizje Inspektoriatin Mjedisor në Lezhë. Inspektoret kanë kaluar në sitë të gjitha subjektet që operojnë në zonat bregdetare, ndërsa nuk kanë munguar problematikat e konstatuara. Shefi i Kontrollit Mjedisor Ismail Dushkaj, thotë se në subjektet që janë konstatura probleme ju është lënë detyre për plotësimin e kushteve, ose në të kundert do të përballen me masa të ashpra ndëshkimore.

Inspektoriati Mjedisor në Lezhë ka ngritur disa grupe pune të cilët do të monitorojnë në vazhdimesi subjektet që operojnë në zonat bregdetare të Lezhës, ndërsa deklarohet se nuk do të ketë tolerime për ata subjekte që nuk trajtojnë ujerat e zeza.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …