Breaking News

“TRAKTE” KUNDËR VALDRIN PJETRIT

Mëngjesin e sotëm në Shkodër janë shpërndarë fletushka ku bënin thirrje kundër Valdrin Pjetrit. Në fletushka shkurhej “Narko Valdrini jashtë bashkis”. Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryebashkiaktut të ri të Shkodrës Valdrin pjetri përs rrjetit social Facebook.

“Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë. Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot. Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri. Qentë le të lehin, karvani ecën perpara. Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.” – shkruan Pjetri në fb.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER, ME MENDJEN TE KESHILLI

Me 19 gusht është njoftuar nga Prefekti I Qarkut Shkodër mbledhja e konstituimit të Këshillit …