Saturday , 27 November 2021

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata mbetet e njëjtë në Shkodër. Kjo pasi ka munguar mbështetja si nga bashkia ashtu edhe qeveria.

Shprehet kështu administratori i transportit urban në Shkodër, Melidion Dervishi.

Dervishi thotë se ka informalitet nga furgonat, ndërsa çmimet vazhdojnë e rriten. Sipas tij, ky sektor do të shkojë drejt kapitullimit dhe rrezikohet mbyllja totale e shërbimit urban.

Dervishi bën me dije se shpresa për një zgjidhje qendron tek degjesa publike që do mbahet me qytetarët në Këshillin Bashkiak Shkodër.

Lexoni dhe kete

MORI KRITIKA NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Pas kritikave të drejtpërdrejta që mori nga kryeministri Edi Rama, Bashkia Malësi e Madhe ka …