Sunday , 27 September 2020

TRANSPORTONTE SHTETAS SIRIANE, ARRESTOHET 25-VJEÇARI

Policia e Lezhës ka goditur një tjeter rast të tentatives për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një 25-vjeçar. Sipas policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Milotit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 12 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë këtij viti policia vendore e Lezhës ka goditur disa raste të tentatives për kalim të paligjshem kufurit të shtetasve të huaj.

Lexoni dhe kete

TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA VIJON AKSIONIN

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin, zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin …