Wednesday , 30 September 2020

TRE LARGIME NGA VLLAZNIA. KA VËSHTIRËSI PËR MERKATON

Tek Vllaznia ka nisur tashmë stërvitja dhe për rrjedhojë po punohet për plotësimin e ekipit me lojtarë cilësorë. Ashtu siç e kishte pranuar një ditë më parë vetë drejtori Djarmati, vështirësitë janë të mëdha sepse të gjithë lojtarët e kontaktuar po kërkojnë kontrata të majme financiare. Deri në këto momente, i vetmi futbollist që ka dalë në stërvitje me ekipin shkodran është vlonjati Ardit Hoxhaj. Por nga ana tjetër, nga kuqeblutë vijojnë largimet e lojtarëve që mbyllën sezonin e fundit.

Kështu, i rradhës që i ka dhënë lamtumirën kuqebluve ka qenë mbrojtësi Renato Malota. Shtatëlarti lezhjan duket se do të bashkohet me ekipin e Laçit në sezonin e ri. Nga ana tjetër, Ndriçim Shtubina ka firmosur pasditen e së enjtes me Egnatian e Rrogozhinës e cila ka një projekt serioz për ngjitjen në Superligë dhe për këtë arsye, pas trajnerit Magani ka firmosur edhe me futbollistin shkodran.

Por drejt largimit duket se është edhe kapiteni Lika që ka marrë një ofertë shumë të mirë financiare nga Kosova. Në këtë mënyrë, numri i organikës tek Vllaznia është reduktuar ndjeshëm dhe kjo padyshim që i ka vënë në vështirësi drejtuesit të cilët po shohin pista të tjera për gjetjen e lojtarëve.

Deri në fundin e kësaj pritet që të arrihet akordi me disa prej tyre dhe në stërvitjen e së hënës mendohet që përbërja e ekipit të jetë më e plotë. Vllaznia duket paksa e vonuar në ndërtimin e skuadrës, por gjasat janë që kampionati të mos nisë në mesin e shtatorit dhe nëse ndodh kështu, atëherë gjërat do rregullohen dhe patjetër që gjithçka mund të rregullohet sa i takon mbarëvajtjes së punëve në kampin shkodran.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …