Wednesday , 22 August 2018

TRE LOJTARË TË TJERË TË HUAJ NË PROVË TEK VLLAZNIA

Tek Vllaznia vijon sërish ardhja e lojtarëve të huaj për t’u provuar, madje tashmë numri I tyre po shtohet gjithnjë e më shumë. Braziliani Xheferson Santana ishte I pari që mbërriti në Shkodër dhe vijon ende stërvitjen por përveç tij, në stërvitjen e të hënës pasdite kanë qenë të pranishëm edhe tre futbollistë të tjerë të huaj. Dy prej tyre vijnë nga kampionati malazez i futbollit dhe pritet që të testohen nga ana e stafit teknik të kuqebluve. Tjetri ndërkohë është nigerian dhe po ashtu, edhe ai do të jetë në provë. Njëri prej tyre është Veljko Vukoviç, 29 vjeç, me origjinë serbe dhe luan si mesfushor qendre. Kemi të bëjmë me një futbollist që karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Partizanit të Beogradit dhe më pas ka luajtur me ekipe të tjerë të Serbisë por edhe Malit të Zi teksa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Sutjeska Nikshiq.

Po nga vendi fqinj ka mbërritur për t’u provuar edhe një futbollist 19 vjeçar i cili së fundmi ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-21 malazeze. Bëhet fjalë për Jovan Jablan që është i gjatë 1.96 me dhe luan në qendër të mbrojtjes. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Mlladost të Podgoricës ku ka luajtur përkrah të mirënjohur Stefan Cicmil. Ndërkohë, i ardhur i tretë për provë është një 19 vjeçar nigerian, Bexhi Amos Anthony. Te tre keta futbolliste pasditen e djeshme kane zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë dhe do të kërkojnë të bindin trajnerin Lika për të qëndruar tek Vllaznia.

Natyrisht që do të duhet pak kohë për të vendosur për këta futbollistë megjithatë ata nuk do të jenë të vetmit që do të provohen sepse në ditët në vijim nuk përjashtohet mundësia që të vijnë të tjerë lojtarë të huaj për provë. Ashtu siç mund të rikthehet edhe mbrojtësi lezhjan Renato Malota I cili do të ulet të bisedojë me drejtuesit e klubit me idenë për të gjetur një marrëveshje të re me kuqeblutë.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNIA PO NDËRTOHET, DUHET EDHE PAK KOHË

Java e parë e stërvitjes për Vllazninë është mbyllur dhe gjërat kanë shkuar përgjithësisht mirë. …