TRE PERSONA NE SHKODER ARRESTOHEN PER VJEDHJE ( EMRAT )

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur me dhunë një shtetas 15 vjec. Policia e Shkodrës ka arritur të arrestoi në flagrancë shtetasit

M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.

Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër

Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi”, kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetasit V. Rr., 15 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë. Gjithashtu gjatë 48 orëve të fundit janë grabitur edhe dy banesa tjera në Shkodër për të cilat policia po heton. Ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me diaa grupe kriminale që operojnë në Shkodër. Një në zonën e Anës së Malit dhe një tjetër në qytetin e Shkodrës.

https://youtu.be/hIRKzNtOHFc

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE TREGUN E MILOTIT. GRUAJA I MERR JETEN BURRIT TE SAJ

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, …