Thursday , 15 April 2021

TRE TE PLAGOSUR NGA PERPLASJA E DY MJETEVE

Perplasja e dy mjeteve mbremjen e djeshme ne segmentin lezhe lac ka shkaktuar plagosjen e 3 personave, njeri prej te cileve ne gjendje te rende. Aksidenti u regjistrua rreth ores 20 ne afersi te ishull shengjinit ndersa si pasoje e tije mbeti i plagosur njeri nga drejtuesit e mjeteve te perfshire ne aksident si dhe 2 pasagjere te tije.

Ne tentative per te kryer nje parakalim, automjeti tip audi me targa aa 844 jz qe drejtohej nga shtetasi me iniciale T.L eshte perplasur me nje automjet me targa aa 862 hk e qe drejtohej nga shtetasi me iniciale G.l. Pas perplasjes drejtuesi i audit ka humbur kontrolllin e mjetit te tije duke dale jashte rruge dhe eshte perplasur me nje mure rrethues. Perplasja ka lene te plagosur drejtuesin e mjetit dhe 2 pasagjeret e tije qe jane derguar menjehere drejt spitalit rajonal te lezhes ku edhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per te zbardhur shkaqet e plota te aksidentit, ndersa ne njofimin e saje paraprak ben te ditur se dyshohet se parakalimi i gabuar i autovetures tip audi eshte bere shkak per kete aksident.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …