Wednesday , 13 June 2018

TREGTARET AMBULANT SERISH NE PROTESTE PARA BASHKISE LEZHE

Ndryshe nga vitet e shkuara shetitorja e Shëngjinit do të jetë tërsisht e lirë dhe nuk do lejohet të shesë asnjë tregtarë ambulant.Një urdhër i tillë ka irritur tregtarët,të cilët dolën sërish në protestë para godinës së bashkisë Lezhë.Ata kundërshtojnë vendimin për vendin e caktuar nga bashkia,që është fundi i shetitores,pasi sipas tyre,kjo nuk frekuentohet nga turistët.Tregtarët kërcënojnë se do përshkallëzojnë protestat,nësë bashkia nnuk tërhiqet.

Nga ana tjetër Bashkia Lezhë përmes zëdhënësit Altin Mema ka rikonfirmuar qëndrimin e kryebashkiakut Frrokaj,se shetitorja do të jetë në funskion të plotë të turistëve,teksa bën me dije se ka pasur qindra ankesa për zaptimin e shëtitores nga ambulantet gjatë viteve të shkuara.

Gjatë sezonit të verës, dhjetra tregtarë ambulantë i drejtohen bregdetit të Shëngjinit për të ushtruar aktivitetin e tyre, si një mënyre për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Lexoni dhe kete

PROÇEDURAT PER PRIVATIZIMIN E KLUBIT VLLAZNIA

Proçedura që do të ndiqet për privatizimin e klubit Vllaznia do të jetë e gjatë. …