Thursday , 22 February 2018

TREGTARET TEK KISHA E LAÇIT NE SHENJESTREN E POLICISE

Tregtaret ambulant që operojnë në ambjentet përreth Kishës së Shna Ndout në qytetin e Laçit, janë vënë në shenjestren e policisë.Prej disa ditesh policia Bashkiake sëbashku me atë të rendit, janë vendosur në hyrje të kishes, duke mos i lejuar tregtaret që të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshem.Ky veprim është kundërshtuar ashpër nga tregtaret të cilët thonë se janë të vendosur prej shumë vitesh aty dhe kanë si burim të vetem të ardhurash këtë profesion, ndërsa akuzojnë forcat policore se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.Tregtaret shprehen se policia është nxitur nga përfasuesit e kishes për të ndërmarrë këtë veprim ndaj tyre.

Janë mbi 20 tregtare nga Laçi që po pengohen nga policia prej tre ditesh për të vijuar aktivitetin, me pretendimin se nuk janë të pajisur me dokumentacionin përkates për të vijuar këtë veprimtari.

Lexoni dhe kete

REFORMA E UJIT, SENSIBILIZOHEN QYTETARET NE LEZHE

Reforma e qeverisë për ujin ka sjellë sensibilizim të qytetareve në Lezhë për të shlyer …