Breaking News

TREGTIA NE TROTUARE

Një vit që situate është e njëjtë në lagjen Rus të Shkodrës, trotuarët janë kthyer në treg e ndërsa tregu edhe pse I rikonstruktuar plotësisht është I boshatisur.Një treg I cili po degradon çdo ditë ndërsa për rikonstrukcionin e tij janë shopenzuar 30 milion lekë të reja, më shumë shfrytëzohet si vend parkim mjetesh se sa për tregti. Kemi paguar taksat e 2018-es ndërsa vazhojmë të qëndrojmë në rrugë, ka një vit që kjo situatë vazhdon të mos ndryshoj, ndërsa për ne nuk kujdeset askush, shprehen tregtarët.

Afati I punimeve ka përfunduar ndërsa tregtarët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë duke zhvilluar aktivitetin e tyre jashtë çdo standardi. Një zonë e cila është më e frekuentuara në Shkodër është zona e Rusit për shkak të tregut, ndërsa kushtet e tregtimit të frutave dhe perimeve si dhe të produkteve ushqimore janë jashtë çdo standari. Tregu I rikonstruktuar është bosh, ndërsa trotuaret e bllokuara. Taksat e tregtarëve paguhen njëlloj.

Lexoni dhe kete

74-VJETORI I VRASJES SE PREK CALIT

Këtë të hënë të 25 marsit është përkujtuar 74-vjetori i vrasjes së Prek Calit. Familjarë, …