“TREGU I BAGETIVE NE STOM- GOLEM PLOTESON 90% TE KERKESAVE”

Pavaresisht deklaratave te kryeveterinerit ne Drejtorine e Bujqesise se Qarkut Shkoder, Selim Kraja, per rrezikun e mbylljes se tregut te bagetive ne Stom-Golem te qytetit te Shkodres situata paraqitet krejt ndryshe. Administratori i ketij tregu, Gjovalin Stolaj thote se situata eshte ne permiresim dhe po punohet me 3 veterinere, per te ndalur hyrjen e bagetive qe nuk kane certifikate veterinare apo matrikull. Gjithashtu, Stolaj i beri thirrje tregtareve te mos vijne ne treg nese nuk i kane bagetite te matrikulluara.

Stolaj tha se po punohet per strehimin e bagetive kur te kete reshje shiu dhe sipas tij jane plotesuar 90% e kerkesave.

Administratori i ketij tregu theksoi se kur nuk lejohen te hyne ne treg tregtaret vijojne te shesin ne rruge, duke krijuar edhe bllokim te rruges, ndersa pohoi se nuk ka probleme te semundjes se dermatozes nodulare.

Lexoni dhe kete

MESAZHI I MYFTIUT TE SHKODRES PER MUAJIN E RAMAZANIT

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës me rastin e Muajit Ramazan 1439 Imam Muhamed B. Sytari …