Wednesday , 17 January 2018

TREGU I MILOTIT NE KUSHTE SKANDALOZE

Tregu i gjësë së gjallë në Milot të Kurbinit vijon të mbetet një problem shqetësues, pasi nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar. Tregtimi i produkteve me bazë shtazore bëhet në kushte skandaloze mes pluhurit dhe pa çeretfikatë veterinare, duke u shndërruar në rrezik serioz për shëndetin e kosumatoreve. Ndonëse prej vitesh është ngritur një task force nga prefektura e Lezhës për mbylljen e këtij tregu, aksionet e ndërmarra kanë dështuar.

Fermere që vinë çdo të diele nga zona veriore e vendit vijojnë të sifidojnë autoritetet përgjegjëse. Konsumatoret thonë se produktet në këtë treg janë të pasigurta, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për ndryshimin e sitiates.

Edhe gjatë dy të dielave të fundit është tentuar mbyllja e tregut nga task forca, por ka qenë e pamundur.Në këto kushte zgjidhja e problemit do të ishte ndërtimi i një tregu të ri projekti i cilit është bërë prej kohesh nga Bashkia Kurbin.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …