Friday , 23 October 2020

TREGU NE STOM-GOLEM I MBYLLUR, TREGTARET ANKOHEN

Edhe kete te diele, tregu i bagtive ne Stom- Golem te qytetit te Shkodres ka vijuar te jete i mbyllur. Nga ana tjeter, ashtu si prej disa javesh, tregtaret jane detyruar te shesin ne rruge. Ata shprehen se situata vazhdon te mbetet e njejte dhe nuk kane shpresa per hapjen e tregut. Sipas tyre, shitja ne rruge ka ndikuar negativisht ne shitjen e bagtive, pasi ka rene edhe numri i bleresve. Edhe pse te Henen eshte Kurban Bajrami dhe numri i qytetareve te besimit islam qe duhej te blinin bageti per te bere kurban, ashtu si cdo vit ne kete feste, duhej te ishte me i madh, por perhapja e semundjes se gjedhit dhe mbyllja e tregut ka bere edhe bleresit te jene me te pakte.

Shitja ne rruge krijon edhe nje kaos dhe rremuje te madhe ne kete zone, ku keto kafshe vazhdojne te shiten mes pluhurit. Nuk dihet se per sa kohe do te zgjase nje situate e tille, nderkohe qe tregtaret paralajmerojne per protesta ne raste se situata nuk ndryshon dhe tregu nuk hapet.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: BRENDA VITIT PËRMBUSHIM ANGAZHIMIN PËR MAMOGRAFI NË ÇDO SPITAL RAJONAL

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Lezha deklaroi se brenda vitit do …