Thursday , 22 August 2019

TRENI PERPLAS AUTOMJETIN NE PLLANE TE LEZHES

3 pjestarë të një familje shpëtuan për mrekulli, pasi automjeti në të cilin po udhëtonin u përplas nga treni. Ngjarja ndodhi rreth ores 16:00 te së shtunes në fshatin Pllanë të Lezhes. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pati të lënduar në njerëz, por vetem dëme materiale.

Sipas të dhënave në automjetin tip foristrafë udhetonin tre përsona dhe drejtuesi nuk e ka parë trenin që po vinte dhe ka kaluar mbi hekurudhë. Makina u godit nga treni në pjesen e përparme, duke e spostuar për disa metra dhe pas përplasjes treni është ndaluar.

Nga se mesohet treni ka qene me pasagjer dhe udhetonte nga Vora në drejtim të Shkodres. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet per aksidentin, ndërsa pas ekspertizes treni vijoj udhetimin per të destinacionin ku ishte nisur.

Lexoni dhe kete

NJË TJETËR JETË SHPËTOHET NË PLAZHIN E VELIPOJËS

Një tjetër jetë pushuesi është shpëtuar në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pasditën e …