Breaking News

TRENI PERPLAS AUTOMJETIN, PLAGOSEN 3 PERSONA

Tre përsona mbeten të plagosur, pasi mjeti me të cilin udhetonin përfundoi në kanal, pas përplasjes nga treni i udhetareve i linjës Shkodër-Vorë.Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martes në afërsi të fshatit Pllanë të Lezhës.Kamionçina po kalonte rrugën mbi shina, kur treni ka ardhur dhe e mori para.

Nga aksidenti mbeten të dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetësi me iniciale A.P 44-vjeç banues në spiten të Lezhës, si dhe dy pasagjeret që udhetonin me të.Të plagosurit u dërguan për ndihme mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi moren ndihmen e parë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Banorë të zonës thonë se mungesa e trareve për të bllokuar lëvizjen e automjeteve të momentin kur kalon treni po ju rrezikon jeten.

Policia nisi hetimet në lidhje me aksidentin, ndërsa mashinisti i trenit u shoqerua në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Lexoni dhe kete

GJYKATA E APELIT SHKODER JEP MASEN E SIGURISE PER 11 KUKSJANET

Elton Cengu, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi dhe Vasil Laçi do vijojnë të qëndrojnë në burë, …