TRITOL ADMINISTRATORIT TE VLLAZNISE SUAD LICI

Një sasi e dyshuar eksplozivi rreth 150 gram i është vendosur mëngjesin e së dielës poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici. Persona ende të pa identifikuar kanë vendosur në mjetin e tij tip “Benz” një pako të mbështjellë me natriban. Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së 46-vjecarit në lagjen “Ahmet Haxhia” pranë stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Pakoja e dyshimtë është konstatuar nga vetë Lici rreth orës 08:56 minuta të së dielës, i cili ka lajmëruar menjeherë policinë.

Lenda plasese është caktivizuar nga forcat xheniere. Pakoja është dërguar në laboratorin kriminalistik për tu analizuar, nëse ka shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Mësohet se pakoja e dyshuar me lëndë plasëse kishte një fitil zjarr-përçues rreth 20 cm të gjate, për të cilin forcat xheniere kanë konstatuar se ishte ndezur, dhe më pas është fikur. Burime bëjnë të ditur se tritoli mund të jetë vendosur për shkak të detyrës, por Lici e ka mohuar një fakt të tillë.

Në një prononcim për gazetarët nga Shkodra, Suad Lici deklaroi se nuk ka konflikte me njeri dhe theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij.

Lici tha për mediat, duke theksuar se do vijojë jetën e përditshme normalisht dhe se nuk ka frikë aspak. Grupi hetimor ka sekuestuar pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Ngjarja ka ndodhur pak orë para ndeshjes që Vllaznia luan me Teutën e Durrësit.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 29-VJEÇAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin …