Wednesday , 29 June 2022
Breaking News

TRITOL BIZNESIT TË POLICIT NDREK RRASA NË SHKODËR

Shpërthimi me tritol tronditi sërish Shkodrën. Efektivit Ndrek Rrasa iu vendos lëndë plasëse në lokalin e tij, në Grudë të Re.

Nga pamjet shihet se autori ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në koke mban një paruke me flokë të gjata. Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve. Në dëshminë e tij, polici ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, por dyshon se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

“Kam qenë në punë në shërbim kur më kanë njoftuar për ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me askënd perveç se për çështje pune si polic”, mësohet të ketë thënë efektivi.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Ky është rasti i tretë brenda 1 muaji në Shkodër ku cak i sulmeve me lëndë plasëse dhe djegëse kanë qenë automjetet dhe pronat e efektivëve të policisë së Shkodrës. Ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar si i dyshuar për këto ngjarje.

Lexoni dhe kete

SULMI ME EKSPLOZIV PALLATIT NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim …