Friday , 27 November 2020

TRITOL LOKALIT NE SHKODER, ASNJE I DYSHUAR

Në Shkodër nuk ka ende asnjë të arrestuar për shpërthimin e eksplozivit mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Hana Foletës (Tollozi), madje edhe 6 të shoqëruarit janë liruar.

Pasi i mori në pyetje grupi hetimor i la të lirë të shoqëruarit. Një pistë konkrete ende nuk ka nga grupi hetimor. Mësohet se mbrëmjen e djeshme djali i pronares së lokalit, Aleksandër Foleta në gusht të këtij viti është arrestuar për një plagosje të dyfishtë me thikë, por më pas është liruar.

Burime nga grupi hetimor e përjashtojnë këtë pistë, pasi djemtë e plagosur me thikë nga djali i pronares janë pajtuar duke sheshuar problemet. Shpërthimi mbrëmjen e djeshme ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz.

Lokali është ngjitur me shtëpinë e familjes Foleta dhe pranë drejtorisë së policisë, por kjo nuk i ka trembur autorët. Lokali nuk ka kamera sigurie duke e vështirësuar punën e hetuesve.

Nga ana tjetër ardhja e ekipite të Xhenios nga Tirana ka bërë deri tani vetem gjetjen e llojit të lëndës plasëse që sipas tyre është tritol. Por sa ka qenë sasia ende nuk dihet.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LEKBIBAJ”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, duke vënë në pranga 2 …