Wednesday , 11 July 2018

TRITOL MJETIT TE PUNONJESIT E DREJTORISE SE PATENTAVE

I vendoset tritol në automjetin e parkuar në oborr punonjësit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër Fran Paja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës në lagjen “ Tre Herojt” në Shkodër. Sipas komunikatës zyrtare të policisë mësohet se rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, është njoftuar salla operative se  në lagjen “Tre Herojt”  Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve Fran Paja dhe Mark Paja është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.  Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Lexoni dhe kete

SHEMBET GODINA, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR NE LAÇ

Një person humbi jeten, ndërsa një tjetër u plagos rëndë teksa ishin duke nxjerrë skrak.Ngjarja …