Sunday , 29 November 2020

TRITOL NE BANESEN E GAZETARIT ELIDON NDREKA

Një sasi e konsiderueshme lëndë plasese është vendosur në porten e oborrit të shtëpisë së gazetarit të News 24 në Lezhë Elidon Ndreka.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas mesnate në banesen private të gazetarit në fshatin Balldre, ndërsa fatmiresisht nga shperthimi nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme materiale.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishem, teksa në ato momente gazetari Ndreka bashkë me pjesetaret e tjere të familjes kanë qenë në gjume. Ai e lidh ngjarjen me detyren që ushtron prej vitesh, pasi ai dhe familjaret nuk kanë konflikte, teksa thotë se njëra nga vajzat është traumatizuar në momentin e shpërthimit.

Gazetari Elidon Ndreka ka besim se ngjarja do te zbardhet nga organet e policisë dhe drejtësise.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndes plasese që ka shpërhyer.

Sipas burimeve në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat mendohet se kanë filmuar një autoveture nga i cili ka dalë një person dhe ka vendosur lëndën shpërthyese dhe është larguar, por deri më tani në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë përson të shoqëruar si të dyshuar.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …