Sunday , 29 November 2020

TRITOLI NE SHTEPINE E GAZETARIT VIJON TE MBETET PA AUTOR

Lënda plasese e cila u vendos në porten e shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka në Balldre të Lezhës vijon të mbetet pa autor. Pavërësisht hetimeve në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë përson të dyshuar, pasi vete gazetari ka deklaruar në polici se nuk ka ka konflikte me ndonjë përson.

Hetimet janë përqëndruar tek prefesioni që ushtron gazetari Ndreka prej vitesh, por pa mundur që të zbulojnë autorin apo porositësin e këtij sulmi.E vetmja prove e vlefshme për grupin hetimor janë kamerat e sigurisë të disa bizneseve të cilat janë sekuestruar dhe po analizohen nga ekspertet e policisë.

Sipas burimeve në pamjet filmike shfaqet një automjet në të cilin mendohet se kanë qenë dy përsona dhe njëri prej ka ndaluar para portës së shtëpisë së gazetarit e cila ndodhet në anë të rruges në fshatin Balldre dhe ka vendosur lëndën shpërthyese. Por referuar erresires dhe cilësisë së dobet të filmimeve është tepër e vështire identifikimi i targës së mjetit dhe përsonit që ka vendosur lënden plasese.

Sipas të dhënave, grupi hetimor do të analizoje dhe pamjet e bizneseve të tjera përgjatë superstrades për të parë lëvzizjet në minutat para dhe pas shpërthimit.Lënda plasese e llojit tritol në porten e baneses së gazetarit Elidon Ndreka u vendos pak minuta pas mesnates të së enjtes, por nga shpërthimi fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme materiale.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …