Wednesday , 18 September 2019

TRIUMFI I XHUDOS NE KAMPIONATIN BALLKANIK

Ekipi kombëtar i Xhudos, me 4 sportistë të Vllaznisë në përbërje nga 8 gjithsej, ka arritur që të fitojë 3 medalje në Kampionatin Ballkanik të organizuar në Kavadarci të Maqedonisë në datat 1dhe 2 shtator. Me këtë rast, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka pritur në zyrën e saj sportistët Roland Vasia, Aurora dhe Luigj Shkoza. Ademi tha se mbështetja e Bashkisë Shkodër do të vazhdojë, duke nisur me sigurimin e mjediseve për të zhvilluar stërvitje dhe me plotësimin e nevojave të tjera për këtë sport.

Ndërkohë, Aurora është e para sportiste femër në këtë sport që sjell një medalje për xhudon shqiptare të femrave.

Natyrisht që rezultatet fantastike të këtyre sportistëve janë fryt i një pune shumëvjeçare të tyre, nën drejtimin e mjeshtrit Anton Shkoza.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …