TROSHANI I LEZHES DESTINACION TURISTIK

Nga një zonë e panjohur, fshati Troshan në Lezhë po kthehet në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik.I ndodhur në zemer të zadrimes vetëm 15 km larg qytetit të Lezhës, kjo zonë është mjaft mbreslenese.

Në vitet e fundit kuzhina ka fituar ndjeshem terren në këtë fshat, e kjo është arsyeja që ka nxitur krijimin e guidave nga privatet.Restorant Hylli i Drites i nderthuri në një itenerar historinë, kulturen, kulinarine dhe produktet e zones.

Historia mijevjeçare e Troshanit lidhet ngusht me kolegjin një shkollë parauniversitare, sot monument kulture i kategorise së parë, nga ku dolen dhe shërbyen disa prej emrave me të shquar.

Troshani në vetvete është një vendbanim i hershem, zbulUar nga arkeologu “At shtjefen Gjeçovi” duke nxjerrë në dritë të kaluaren e kësaj zone.

Itenerari perfshin edhe dreken. Produkte të zones, krimtari në kuzhine dhe shije të veçanta është ajo çfarë, ofrohet dhe që i përmbushi pritshmeritë e vizitoreve.

Edhe stanet janë pjesë e kësaj guide në Troshan, e që të bën të shijosh të tjera produkte të zonës me një shije të veçantë.Të gjithë ata që duan të kalojnë një ditë ndryshe, mjafton të ndalojnë në Troshan dhe një gjë është e sigurtë rikthimi sërish është i pashmangshem.

Lexoni dhe kete

CEREMONIA E DIPLOMIMIT E NXENESVE TE GJIMNAZIT “28 NENTORI”

Gjimnazi “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës ka organizuar pasditën e së martes ceremoninë e …