TRUPI I FLORENC BEQIRAJ MBERRIN NE SHKODER

Unë dua drejtësi për djalin, asgjë më shumë, ishin këto fjalët e Gëzim Beqiraj babait të Florenc Beqirqaj 23 vjecarit shqiptar i cili humbi jetën në Francë në një nga kamet e izolimit për refugjatët.

Unë në asnjë herë nuk ka firmosur që ti shkëputet oksigjeni, kërkoj drejtësi pasi kam parë vetë shenjat e dhunës në trupin e djalit tim, në dorë, në krahë dhe në qaf.

Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.  Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. Ai kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.Florenc Beqiraj është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit. Për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe me 16 dhjetorë  policia franceze  e ka dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marseille. Gëzim Beqiraj babai i Florenc Beqiraj ka angazhuar një avokat francez me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së djalit të tij Florenc Beqriaj. 23 vjecari do varroset ditën e premte pranë varrezave të qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

QARKULLONTE ME ARME ZJARRI, ARRESTOHET 32-VJEÇARI

Një 32 vjecari nga Shkodra është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i është gjetur …