Breaking News

TUKA: GJËNDJA NË SHKODËR ËSHTË E RËNDUAR

Një takim është organizuar me anëtarët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare dega Shkodër. Takimi vinte në kuadër të kongresit të 7-të të bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Në fjalën e tij, kryetari i BSPSH Shkodër Albert Tuka tha se gjëndja në Shkodër është e rënduar dhe në një situatë të tillë nuk ka qenë kurrë prej kaq vitesh. Sipas tij në këto 5 vite, BSPSH Shkodër ka qenë e sulmuar në çdo formë.

Ndërsa sipas presidentit të BSPSH, Gëzim Kalaja, kryeministri shantazhon sindikatat.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të sindikatave të tjera në Qarkun Shkodër.

Lexoni dhe kete

VIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Shkodrës. Investimi me vlerë rreth …