TURISTI NGA KOSOVA GJEN VDEKJEN NE LEZHE

Një burrë nga Kosova ka humbur jetën mesditën e se enjtes në Lezhë teksa po bënte plazh në zonën e Ranës së Hedhun. Rreth orës 13:25 shtetasi Enver Jaxhiu, 62 vjeç, banues në Kosovë, sipas policisë lokale, ka rrezikuar të mbytet dhe më pas në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ku edhe ka ndërruar jetë.

Por nga ana tjetër, spitali i Lezhës thotë se 62 vjeçari ka mbërritur i vdekur në pavionin e tyre të urgjencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “AKOMODUESI” NE SHKODER

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e …