Wednesday , 23 September 2020

TURIZMI NË VEND DREJT KOLAPSIT TOTAL

Mbyllja e kufijve dhe mungesa e turistëve të huaj në vendin tonë kanë ndikuar negativisht në sezonin turistik në vend. Deri tani raportohet një rënie deri në 90% të turistëve krahasuar me një vit më parë në gjithë rajonin.

Në Mal të Zi situata është më e rëndë ku sipas të dhënave raportohen deri në 92% më pak turiste se një vit më parë. ndërkohë që operatorët turistik kërkojnë mbështetje nga qeveria. Edhe në Kroaci është e njëjta situatë. Ndërsa në vendin tonë në Shqipëri nuk ka një raport zyrtarë.

Duke qenë se të vetmet matje kanë bërë në këtë peirudhë nga hyrja dhe dalja e turistëve nëpër pikat kufitare. Nga ana tjetër situata paraqitet e rëndë duke qenë se e gjithë Riviera Shqiptare është thaujse e boshatisur, e jo më pak thuajse i gjithë bregdeti Adriatik dhe Jonë. Në Shqipëri të vetmit turist janë nga Kosova dhe nga Maqedonia por që të ardhurat në këtë sektor janë shumë të ulëta.

Turoperatorët i bëjnë apel qeverisë që të marrë masa emergjente për të ndihmuar këtë sektor. Turizmi kulturorë është më i godituri pasi vërehet qartë mungesa e vizitorëve, ndërsa krahasuar me një vit më parë është totalisht në mëshirë të fatit. Pasi shumë të pakët janë ata vizitor që kanë interes për sitet kulturore të vendit. Ndërkohë që nga ana e qeverisë nuk shihet një dritë jeshile për të ndihmuar sektorin e turizmit.

Lexoni dhe kete

PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia e Shkodrës vazhdon sipas planit të veprimit për vitin 2020, pastrimin e kanaleve kulluese …