“TURQISHTJA DHE SHQIPJA, MË SHUMË SE 4000 FJALË TË PËRBASHKËTA”

Turqishtja dhe shqipja përmbajnë më shumë se 4 mijë fjalë, shprehje dhe idioma të përbashkëta. Kështu u shpreh nga Shkodra në një aktivitet të zhvilluar, ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk. Sipas tij, sot Shqipëria njihet si një nga vendet më tolerante në botë. Edhe Turqia gjithashtu njihet si djep i kulturave të ndryshme të çdo gjuhe, feje dhe nacionaliteti dhe kjo sipas Yoruk buron për shkak të mënyrës se si kemi ekzistuar bashkarisht në paqe për vite me radhë.

“Ne ndajmë elemente të përbashkëta gjuhësore me vendin tonë vëlla Shqipërinë, ku posedojmë një histori të gjatë dhe një prejardhje të gjërë kulturore. Turqishtja dhe shqipja përmbajnë më shumë se 4 mijë fjalë, shprehje dhe idioma të përbashkëta. Mund të mendohet se kjo shifër e fjalëve të përbashkëta dyfishohet nëse marrim parasysh vëllezërit tanë që jetojnë në një pjesë të madhe të gjeografisë së Ballkanit. Ne jemi duke punuar mbi “Projektin e Fjalorit të Fjalëve të Përbashkëta”. Turqishtja ka një histori rreth 5 shekullore në këtë gjeografi. Turqia ka lënë gjurmë të thella në Ballkan dhe është pasqyruar në botën e mendimit të këtij rajoni. Një përbërës të rëndësishëm në lidhjen tonë të fortë ende sot me popujt e Ballkanit e krijon edhe prania e fjalëve tona të përbashktëa. Sot Shqipëria njihet si një nga vendet më tolerante në botë. Edhe Turqia gjithashtu njihet si djep i kulturave të ndryshme të çdo gjuhe, feje dhe nacionaliteti. Kjo buron për shkak të mënyrës se si kemi ekzistuar bashkarisht në paqe për vite me radhë. Me këto konsiderata mundësuam që gjuha shqipe të pozicionohet si lëndë me zgjedhje në Turqi dhe vazhdojmë përpjekjet që edhe turqishtja të jetë lëndë me zgjedhje në Shqipëri”.

Deklaratat erdhën gjatë konferencës së fjalëve të përbashkëta “Turqishtja, gjuha e tolerancës në ballkan”.

Lexoni dhe kete

SHOQERIMI I GAZETARIT ELVIS HILA, REAGON KESHILLI I EUROPES

Këshilli i Europës ka reaguar në lidhje me shoqërimin nga policia të gazetarit të Tv …