Breaking News

TUZ, PRITET KONSTITUIMI I KESHILLIT TE KOMUNES

Në Tuz ka përfunduar i plotë procesi zgjedhor, Komisioni Shtetrorë Zgjedhor në Mal të Zi ka certifikuar zgjedhjet dhe sipas rezultateve ka ndarë edhe mandatet në Këshillin Komunal të Tuzit. Koalicionit “Forumi Shqiptar” ka fituar 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve 10 mandate, Partia Boshnjake 4 mandate, Socialdemokratet e Malit të Zi 1 mandat dhe Demokratet e Malit të Zi 1 mandat. Me këtë rezultat pavarësi kërkesës për rinumërin e Partisë së Millo Gjukanoviqit rezultati nuk ndryshoi përvecse dolen edhe disa vota më shumë për koalicionin shqiptar u konfirmua vullneti i banorëve të Malësisë së Madhe pjesë e territorit të Malit të Zi.

Tashmë vijojnë negociatat me partitë që kanë fituar ngfa një mandat sic janë Demokratet e malit të Zi që drejtohen nga Shtjefen Camaj i cili është shprehur publikisht se do mbështetës këdo përvec partinë Millon Gjukanoviqit. Ndërsa tashmë brenda këtij muaji pritet edhe konstituimi i Këshillit të Komunës Tuz dhe ndarja e pushtetit mes Forumit Shqiptar dhe partive që do jenë pjesë e koalicionit qeverisës. Këshilli i Komunës së Tuzit ka 32 këshilltar ndërsa për të formuar shumicen duhen 17.

Sipas të dhënave Nik Gjeloshaj do jetë Kryetar i Komunës Tuz, ndërsa Fadil Kajoshaj Kryetar i Këshillit të Komunës. Nga ana tjetër Nikollë Camaj i cili është rreshtuar edhe më poshtë në listen e këshilltarëve ka pasur vetëm kërkesën për bashkimin e faktorit Shqiptar në Malësi. brenda pak ditëve do mësohet edhe për negociatat dhe cilat do jenë postet që pritet të marrin Shqiptarët në Tuz i cili rifiton komunën e plotë pas 62 vitesh nën Podgoricen.

Lexoni dhe kete

SHKODRANET, PERSERI NE MBESHTETJE TE PROTESTES SE OPOZITES

Edhe këtë të enjte, një grup protestuesisht janë nisur nga qyteti i Shkodrës në mbështetje …