Tuesday , 17 October 2017

TUZI KOMUNE, MINISTRIA E JASHTME: REALIZOHET ASPIRATA E SHQIPTAREVE

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përshëndetur miratimin në Parlamentin e Malit te Zi të zyrtarizimit të Tuzit si Komunë më vete. “Ky akt, si rrjedhojë e marrëveshjes së koalicionit qeveritar, realizon një aspiratë të kahershme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe u mundëson atyre përqendrimin e të gjitha kapaciteteve menaxhuese dhe ekonomike për zhvillim.

Me këtë rast përshëndesim gjithashtu qeverine malazeze dhe të gjithe faktorët politikë që dhanë kontributin e tyre në arritjen e kësaj të drejtë për popullsinë shqiptare.

Siç u theksua dhe gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Mal të Zi, Tuzi më vete ka potencialin të krijojë sinergji të reja në zbatimin e projekteve të parashikuara nga dy qeveritë për zhvillimin e brezit ndërkufitar.

“Perfitoj nga rasti të uroj të gjithë shqiptarët në Mal të Zi për këtë arritje dhe shpreh besimin se ata do të dëshmojnë përgjegjësinë e duhur për të garantuar suksesin e kësaj komune të re” – është shprehur Ministri Bushati.

Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota.

Lexoni dhe kete

PRODUKTET BUJQESORE SHQIPTARE DOMINOJNE TREGUN E ULQINIT

Ulqini po pushtohet nga produktet bujqësore Shqiptare, çka ka detyruar prodhuesit vendas që të kërkojnë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin