Breaking News

TV ROZAFA JU SJELL BUZEQESHJEN 7 JETIMEVE NE LEZHE

7 jetimeve të familjes Kola në qytetin e Lezhës ju rikthye gezimi dhe lumturia në prag të vitit të ri. Një pjesë e kontributeve të mbledhura në maratonen e Televizionit Rozafa dhe Radio Motiv, ju dhuruan kësaj familje e cila është në vështiresi ekonomike pas vdekjes së kryefamiljarit disa vite më parë.

E zonja e shtëpisë dhe dy nga vajzat e e kësaj familje shprehen falenderuan të gjithë ata që kanë kontribuar që dhe ata ta kalojnë vitin e ri si gjithë të tjeret.

Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë Marte Fetaj tha se kjo është mënyre më e mire për ti thënë gëzuar vitin e ri kësaj familje.

Familja Kola në qytetin e Lezhës jeton në një banese me qira, ndërsa jetesa për ta është shumë e vështire, pasi nuk kanë asnjë të ardhur.Të zonjës së shtëpisë i duhet të rrisë e vetme 7 fëmijet më i vogli moshes 2 vjeç dhe më i madhi 20 vjeç.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …