Friday , 30 October 2020

TV ROZAFA NË FSHATIN VRITH

Ne fshatin Vrith ka rënë qetësia. Familja e Nush Pepaj ka hapur dyert e mortit për vdekjen e djalit të tij Klement Pepaj.

Banorët janë të shokuar. Ankthi për gjetjen e të rinjve i la vendin mortit. Në fshat mbizotëron heshtja. Tashmë hetimet janë përqëndruar në gjetjen e autorit kryesor të dyshuar, Danjel Pepaj.

Konflikti mes tre të rinjve, nisi pas sherrit për vjedhjen e një sasie kanabisi nga 25 vjecari Danjel Pepaj. Por, pasi ka kryer krimin e rëndë ky i fundit dyshohet të jetë arratisur drejt Malit të Zi.

Policia po bashkëpunon edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe arrestimin e Danjel Pepaj. Sipas policisë, Daniel Pepaj akuzohet për tre vepra penale, vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Në shtëpine e autorit ndodhet vetëm nëna e Danjelit.

Kjo është shtëpia e Rrok Pepaj, babait të Danjel Pepaj. Rrok Pepaj është i arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën për kultivim të bimevë narkotike.

Ndërkohë që për shkak të ngjarjes së ndodhur dhe ku i dyshuar kryesor është Danjel Pepaj, autor i vrasjes së dy të rinjve, vilson Cutaj dhe Klement Pepaj, në obrrin e kësaj shtëpie, ndodhen forcat e policisë.

Trupat e dy viktimave, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjeten mesditën e të enjtes 2 metra larg njeri-tjetrit. 5 ditë pas vrasjes, ata kishin filluar te dekompozoheshin. Burime thanë thanë se klementi dhe Vilsoni janë ekzektuar me bresheri pumbash.

Por si e ka zanafillën kjo ngjarje e rëndë?

Gjithcka nisi të shtunën e 3 tetorit. Tre te rinjte, janë takuar për të sqaruar vjedhjen e 50 kg kanabis për të cilën vilsoni dhe Klementi besonin se e ka vjedhur Danjeli. Pas sherrit janë zhvendosur drejt malit të Rrencit, ku dhe u gjetën të pajetë.

Krisma e armë dhe zhdukja e djemve alaramoi familjarët të cilët lajmeruan policinë. Operacioni për gjetjen e tyre zgjati 5 ditë. Gjetja e tyre është bërë nga bashkpunimi i banorëve të zonës dhe babait të Danjelit, Rrok Pepaj.

Pas gjetjes së trupave, Policia ka djegur edhe nje pjese te rrenjeve te kanabisit ne parcelen qe dyshohet se u bë shkak i sherrit dhe vrasjes se dy të rinjve, ndërsa 10 rrenje jane mbajtur si prove materiale.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …