Wednesday , 24 July 2019

“TY MBI RERE TE VIZATOJ” TRIUMFON NE FESTIVALIN E KENGES PER FEMIJE

Kjo është kënga fituese e edicionit të 57-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. Në natën finale triumfoi kënga “Ty mbi rërë të vizatoj”. Një këngë me muzikë dhe orkestrim nga Ylli Ramzoti dhe tekst të Agim Bajramit, që erdhi e kënduar nga durrsakja Violeta Beshiri. Çmimi iu dorëzua nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Vetë këngëtarja e re shprehet e emocionuar për këtë çmim, ashtu si edhe kompozitori i kësaj kënge.

Nga ana tjetër, drejtori i festivalit Kujtim Alija premtoi se kjo traditë e bukur e Shkodrës do të ruhet me fanatizëm për të percjell vlerat më të mira.

Ky festival erdhi i organizuar për 3 netë më radhë në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR HAXHI FEJZI ZAGANJORIN

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër kanë organizuar pasditën e së premtes ceremoninë e …