Thursday , 13 August 2020

U-17/ VLLAZNIA E KF SHKODRA NË GJYSMËFINALE

Turi çerekfinal I kampionatit kombëtar të futbollit për 17 vjeçarët ka rezultuar shumë I suksesshëm për dy ekipet shkodrane, pikërisht atë të Vllaznisë dhe KF Shkodra. Të dy ato I kanë fituar ndeshjet e rradhës, ato të luajtura në Kamëz dhe tashmë e shohin veten në gjysmëfinale. Kuptohet që më shumë ka spikatur fitorja e ekipit të Vllaznisë ngaqë luante ndaj njërit prej ekipeve pretendente siç ishte Shkëndia e Tiranës dhe për më tepër që atij nuk I bënte punë as barazimi. Por djemtë shkodranë kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer duke fituar 3-2 dhe duke shkuar më tej.

Protagonisti kryesor I këtij suksesi ka qenë sulmuesi Perloshi I cili ka shënuar tre gola njëri pas tjetrit që në pjesën e parë. Në të dytën ndërkohë, në minutat e fundit të ndeshjes, ekipi kuqeblu do të rrezikonte sepse pas një 11-metërshi të akorduar nga arbitri për ekipin e Shkëndisë rezultati do të ngushtohej dhe po ashtu në shtesë do të shënonte edhe një gol të dytë duke I ndërlikuar disi gjërat megjithatë nuk ka më kohë dhe për rrjedhojë gjithçka do të mbyllej në shifrat 3-2 në favor të Vllaznisë që kualifikohet më tej.

Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi e sheh veten në gjysmëfinale dhe kuptohet që do të ketë synime edhe për ta fituar këtë trofe.

Nga ana tjetër është kualifikuar edhe ekipi KF Shkodra I cili ka barazuar me rezultatin 0-0 në ndeshjen ndaj ekipit të “Football Republik”, por sipas rregullores së Federatës, në turin tjetër kualifikohet ekipi që ka qenë I renditur më mirë pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit. Nga kjo ka përfituar ekipi shkodran që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi I cili kësisoj e sheh edhe ai veten në mes katër ekipeve më të mira të vendit për këtë grupmoshë që do të vazhdojnë rrugën më tej për fitimin e titullit kampion.

Lexoni dhe kete

GJERMANO- KROATI BRDARIÇ EMËROHET TRAJNER I VLLAZNISË

Tashmë nuk ka më dilema. Gjermano- kroati Thomas Brdariç është zyrtarisht trajneri i ri i …