Wednesday , 8 February 2023

U ARRESTUAN GJATË OPERACIONIT “QARKU”

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Petrit Kubazi dhe djalin e tij, Gledis Kubazi. Këta dy shtetas u arrestuan nga policia vendore e Shkodrës, pasi iu gjetën në banesë armë, mina me telekomandë dhe disa municione të tjera.

Gjatë seancës për masën e sigurisë shtetasi Petrit Kubazi deklaroi në sallën e gjyqit se ai nuk ka patur asnjë informacion për gjithë atë municion që policia sekuestroi në banesën e tyre.

Vetëm dy armët e gjahut, 52 vjecari pretendon se janë me leje ndërsa për pjesën tjetër e ka marrë vesh në komisariat pasi është arrestuar se janë gjetur në banesën e tij.

Ndërkohë djali i Petrit Kubazit, shtetasi Gledis Kubazi, 20 vjeç deklaroi përpara gjykatës së tri minat me telekomanda të lidhura me telefon, tetë kallepët e tritolit C4, kapsollat detonatore si dhe 50 fishekët i kishte gjetur një natë më përpara, por pa e ditur se çfarë janë.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës Anton Kosteri dhe Edit Gyrçari kërkuan që gjykata e shkallës së parë të linte me masë sigurie “arrest shtëpie” 20 vjeçarin Gledis Kubazi dhe me të drejtë që të vijojë të ndjek shkollën e mesme. Nga ana tjetër një masë lehtësuese u kërkua edhe për shtetasin Petrit Kubazi duke qenë se nuk ka patur dijeni për municionet.

Por, prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët, gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir, ndërsa është në gjendje të lirë djali i vogël, duke qenë se është minoren.

Lexoni dhe kete

“ARREST ME BURG” PËR SHTETASIN DEDË NIKA

Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka rikonfirmuar këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest …