U DEMTUA NGA TERMETI, RIFILLON PUNA NE GJYKATEN E LEZHES

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas dëmtimeve që pësoi godina e këtij institucioni nga tërmeti i 26 nëntorit. Selia e gjykatës është transferuar përkohësisht në ndërtesën e Prokurorisë pranë kësaj gjykate, në ambientet e vëna në dispozicion prej saj. Në kushtet e ambienteve të kufizuara për ushtrimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë do të përcaktojë kategoritë e çështjeve gjyqësore për të cilat veprimtaria gjyqësore e kësaj gjykate rifillon menjëherë, duke vlerësuar dhe përcaktuar në vijimësi, sipas rastit dhe mundësisë, edhe çdo kategori tjetër çështjesh për të cilat veprimtaria e gjykatës rifillon.

Puna në gjykatën e Lezhës është pezulluar prej afro 1 muaj, pasi godina këtij institucioni është shpallur e pabanueshme si pasoje e dëmtimeve nga tërmeti. Objekti pritet të inspektohet sërish nga ekspert të huaj të cilët do të japin vlerësimin përfundimtar për fatin e kësaj godine dy katëshe. Ndërprerja e punës ne gjykatë ka sjellë anomali në punën e gjyqtareve, kjo duke duke ju referuar dhe numrit të lartë te çështjeve qe kanë në shqyrtim dhe personelit të kufizuar.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …