U KAPEN ME 613 KG DROGE, GJYKATA LE NE BURG DY TE ARRESTUARIT

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka lënë në burg 2 përsonat e arrestuar të enjten, në tentative për te trafikuar përmes detit një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike canabis sativa. Në bazë të provave të paraqitura nga organi i akuzes, në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura gjykata e cilësoi të ligjshen arrestimin në flagrance të shtetasve Safer Zela 60-vjeç dhe Roland Sula 28-vjeç, dhe ndaj tyre vendosi masen e sigurise “arrest ne burg” pa afat.

Ndërsa avokatet e të akuzuarve kërkuan masë më të butë ndaj klienteve të tyre, por kjo nuk u pranua nga trupa gjykuese. Safer Zela dhe Roland Sula u prangosen nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit Safer Zela gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi gjetën dhe një gomone.

Gjithashtu gjate kontrollit në banesen e 60-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë. Nga hetimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike përmes detit, ndërsa vijon puna për indentifikimin e përsonave të tjere të përfshirë në këtë veprimtari kriminale në fushen e narkotikeve.

Ndaj dy të arrestuarve janë ngritur akuzat për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 29-VJEÇAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin …