Wednesday , 30 September 2020

U KAPEN ME MINA, GJYKATA DENON VELLA E MOTER

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe dënuar vëlla e motër të arrestuar me mina me telekomandë dhe lëndë narkotike në prill të vitit 2019.

Armand Lukani është dënuar me 5 vite burg, por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtuar kërkese që është pranuar nga trupa gjykuese i është ulur 1\3 e dënimit dhe përfundimisht do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.

Edhe Almeda Elezi është dënuar me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar i është ulur 1\3 e dënimit dhe gjykata ja ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur dhe vënien e saj në shërbim prove, duke u detyruar të pandehuren të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës të vendbanimit të saj, të njoftojë dhe marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit nga ana e saj si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se moter dhe vëlla nga Vlora ishin transportues të minave me telekomandë dhe lëndës narkotike.

Armand Lukani 23 vjeç dhe Amelda Elezi 21 vjeçe, u prangosen me 2 prill të vitit 2019-të, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda pro-aktive.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …