Wednesday , 30 September 2020

U PREKEN NGA KORONAVIRUSI, SHEROHEN ZV\KRYETARET E BASHKISE LEZHE

Dy nën zëvendëskryetaret e Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj dhe Oliana Moriseni e kanë fituar betejen me koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjetit social facebook nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ndreu shkruan se gjatë kësaj kohe ka pasur sulme nga ata që bënin statuse me helmin në gjak, ndërsa shton se mezi pret që dy zëvendësit e tij të kthehen në punë për të ecur më shpejt në punët e përditshme.

“Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.Sakrifica qe ata bene eshte pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.

Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi.Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme !”, shkruan Ndreu.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …