Wednesday , 24 July 2019

U SHKARKUA NGA “VETTING-u”, REAGON ISH-KRYETARI I APELIT SHKODER: VENDIM I PADREJTE

Ish kreu i Apelit Shkodër Fuat Vjerdha është prononcuar për herë të parë për mediat pas shkarkimit nga vetingu. Ai thotë se vendimi për ta shkarkuar është i padrejtë. Vjerdha deklaroi se është në mbështetje të reformës në drejtësi dhe ajo ka qenë e domosdoshme.

Ndër të tjera, Verdha thotë se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka anuluar vendimin për lirimin e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut, i përmendur edhe në përgjimet e fundit të “Bild”.

Në fund i pyetur se a ndihet i kërcënuar, Vjerdha shprehet se nuk është i kërcënuar pasi është munduar që gjatë karrierës të mos dënoj asnjë të pafajshëm.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …