Friday , 30 October 2020

U VETËDORËZUA NË POLICI, ILIRJAN HASANAJ RRËFEN NË POLICI MOTIVET E NGJARJES

Ilirjan Hasanaj eshte dorezuar ne polici, teksa dyshohet si autori i ngjarjes se ndodhur me date 11.10.2020, ku mbeten te plagosur shtetasit Mentor Hasanaj, drejtor i policise bashkiake ne Malesine e Madhe, dhe babait te tij, Xhelal Hasanaj.

Gjithashtu nga veprimet hetimore u be ndalimi edhe i bashkepunetorit të tij, shtetasit Verzan Bajrakurtaj, 23 vjeç, banues ne lagjen Dobraç, Shkoder. Pas dorezimit, Ilirjan Hasanaj ka pranuar autoresine e plagosjes se dyfishte.

Ai ka deklarusr se eshte ai autori i plagosjes ndersa ka zbardhur edhe motivin.

“Une e kam qelluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bere pa paramendim. Nuk kam qene i parapergatitur per nje gje te tille. Thjeshte e kam pare duke kaluar ne rruge dhe i jam vene mbrapa. Armen e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohe qe e kisha dhe nuk eshte se e kam marre ate dite, me ka qelluar me vete.

I jam vene mbrapa dhe e kam qelluar por ne ato momente kam qene disi nen ndikimin e alkoolit. Thjeshte e kam pare rastesisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne ate moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me nje problem pronesie tonen.

Eshte nje konflikt i vjeter pronesie mes nesh dhe une kete histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam pare ne ate moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qelluar por nuk kam pasur nje plan te pergatitur.

Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronesia por çdo gje ka qene ne ate moment. Ndersa kusheriri im nuk ka patur asnje ide se çfare kam bere une por thjeshte e kam thirrur duke i thene qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plagosjes.

Une jam penduar maksimalisht per çfare kam bere dhe per kete fakt edhe jam vetedorezuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shume shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfare kam bere.” – ka thënë 19-vjeçari.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …