Breaking News

U VRA SE NGACMOI GRUAN E PRONARIT TË LOKALIT

Eduard Stambolliu alis Almir Llupo, është 42-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar brenda një lokali në Divjakë, pasi ngacmoi gruan e pronarit.

Ai u qëllua për vdekje me një armë gjahu nga Petrit Toromëni brenda ambienteve të lokalit. Eduard Stambolliu është personi që shihni në foton e siguruar nga Shqiptarja.com.

Ai ka një të shkuar të theksuar kriminale, pasi ka qenë i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. Stambolliu ka lënë qelinë e burgut muajt të parë të këtij viti. Gjithashtu, ai njihej në zonë edhe si person problematik e njëherazi konsumues i alkoolit.

Lexoni dhe kete

BLLOKIMI I VARKAVE PER TURISTET

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pas inspektimeve dhe verifikimeve të mjeteve ujore që bëjnë …