Thursday , 21 February 2019

U ZUNE NEN RRENOJAT E ISH UZINES, NDERRON JETE EDHE I PLAGOSURI I DYTE

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur një ditë më parë teksa po mbledhte skrap tek Ish-Uzina e superfaosfatit në Laç. Dashamir Jahja 22-vjeç nga Shullazi i Kurbinit nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, pas shembjes së një pjese të ndërteses.22-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e së dieles në Spitalin e Traumes në Tiranë, pavërsisht ndërhyrjes në kohë të bluzave të bardha.

22 vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas shembjes së një pjese të ndërtesës, teksa po përpiqej të nxirrte skrap. Ndërkohë, një ditë më parë humbi jetën edhe Drilon Lamaj, 27 vjeç, banues në Shullaz të Kurbinit. Të rinjtë u vranë kur po tentonin të nxirrnin skrap nga godinat e shkatërruara të uzinës në Laç. Sipas versionit zyrtar, blloqe betoni ranë sipër trupave të të rinjve, duke ju shkatuar dëtime të shumta.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE AKSIN SHKODER – BUSHAT

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur Beltojë, në …