Wednesday , 11 July 2018

UEFA CHAMPIONS LEAGUE NE STADIUMIN “LORO BORIÇI”

Kukësi ka zhvilluar pasditën e së martes përgatitjet e fundit për sfidën ndaj Valletës. Një takim që luhet në kuadër të eleminatorëve të Uefa Champions League. Ekipi kuksjan ka mbërritur në qytetin e Shkodrës që paraditën e së martës dhe ka zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”. Në konferencën për shtyp trajneri i Kukësit, Petër Pakult, tha se skuadra e tij nuk është në 100% në këtë ndeshje për shkak se edhe faza përgatitore nuk ishte e plotë. Por, u shpreh i bindur se ekipi është tepër i përgatitur për ndeshjen ndaj Valletës dhe do të jenë të kujdesshëm për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Por, kjo ndeshjes përkon edhe me gjysëmfinalen e dytë të botërorit të Rusisë, dhe i pyetur për interesimin që mund të kenë tifozët, Pakult përgjigjet…

Kukësi – Valleta do të luhet të mërkurën në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Natyrisht, kuksjanët konsiderohen favoritë ndaj kundërshtarit modest nga Malta.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, BRENDA JAVËS EMËROHEN DREJTUESIT E RINJ

Tek Vllaznia brenda pak ditësh pritet të ketë zhvillime të reja sa i takon emërimit …