Saturday , 25 November 2017

UEFA DËNON PAOK POR NUK PËRFITON VLLAZNIA

Komisioni Disiplinor I UEFA-s ka marrë vendim për të ndëshkuar ekipin e futbollit të femrave të PAOK-ut të Selanikut me një vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare dhe po ashtu edhe me një gjobë të konsiderueshme. Vendimi është marrë pasi është vërtetuar se kjo skuadër në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës, ka aktivizuar një futbolliste të pafederuar.

Ankesa e ekipit të Vllaznisë në këtë mënyrë ka rezultuar e drejtë por për çudi shkodranet nuk kanë përfituar nga ky dënim sepse PAOK është lejuar të luajë edhe në turin e dytë të këtij kompeticioni sepse marrja e vendimit nga komisioni përkatës I institucionit të futbollit europian ka zgjatur përtej afateve të përcakuara në raste të tilla duke I dhënë mundësinë ekipit grek të vazhdonte pjesmarrjen e tij edhe në turin e dytë të këtij kompeticioni. Shkelja e bërë nga PAOK në fakt është shumë e rëndë sepse një lojtare e pafederuar ka luajtur me emrin e një lojtareje tjetër. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e parë ndaj ekipit luksemburgas Betembourg ndërkohë që në ndeshjen e dytë, pas ankesës së bërë nga drejtuesit e Vllaznisë, futbollistja në fjalë nuk ka luajtur por ka qenë e rregjistruar në protokoll si zëvendësuese.

Normalisht që të dyja këto takime, Komisioni I Disiplinës duhej t’ia kishte humbur PAOK-ut dhe nëse do të ndodhte kështu, atëherë Vllaznia do të renditej e para në grup dhe do të kalonte ajo në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Kjo gjë nuk ndodhi sepse vendimi është shtyrë deri para 2-3 ditësh dhe pas shumë verifikimesh të bëra, është dalë në konkluzionin se veprimi I bërë nga kampionia greke ka qenë I rëndë dhe për këtë arsye, PAOK është pezulluar me një vit pjesmarrje në kompeticionet europiane dhe me një gjobë të konsiderueshme.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin