UEFA GATI TË SHTYJË KAMPIONATET DERI MË 31 GUSHT?

Përkeqësimi I situatës në shumë vende të Europës, mund ta detyrojë institucionin e futbollit të këtij kontinenti që të shtyjë afatin e përfundimit të kampionateve deri në fund të muajit gusht. UEFA vendosi të marten e kaluar se të gjitha kampionatet në Europë duhet të mbyllen deri më 30 qershor për t’i hapur rrugën kualifikueseve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës për edicionin 2020-2021. Mirëpo, pandemia prej koronavirusit që ka pushtuar Botën do të detyrojë UEFA-n të bëj një tjetër shtyrje. Një gjë e tillë është konfirmuar nga mediat franceze që I referohen burimeve nga ky institucion.

Kësisoji, kjo e fundit po mendon për të vendosur zgjatjen e kampionateve të sezonit 2019-2020 deri më 31 gusht. Në këto kushte, turet paraeliminatore të Champions dhe Europa League do të zhvillohen në vjeshtë. Një rast i paprecedentë, por i detyruar prej gjendjes emergjente në të gjithë Europën. Tashmë pritet zyrtarizimi i vendimit nga UEFA në javët e ardhshme, duke parë edhe situatën hap pas hapi. Nëse vërtetë institucioni I futbollit europian do të marrë masat për shtyrjen e periudhës së mbylljes të kampionateve, kjo do të ndikonte edhe në futbollin shqiptar.

Ekipet nuk kanë asnjë ide se çfarë do të ndodhë dhe për rrjedhojë janë para një kaosi total. Askush nuk e ka të qartë se kur do të duhet të nisin stërvitjet, se kur do të nisin ndeshjet dhe ajo çka është më kryesorja, çfarë do të ndodhë edhe me kontratat e futbollistëve të cilët përgjithësisht mbyllen më 31 maj. Megjithatë, për momentin duket se nuk është koha për të menduar për futboll. Në shtetin fqinj u konfirmuar të qënurit pozitiv I Paolo Maldinit me të birin, I Paulo Dibala e të tjerë lojtarëve dhe për rrjedhojë këto ekipe nuk e kanë shumë mendjen tek futbolli I luajtur e mbase kështu duhet të ndodhë edhe me ekipet shqiptare.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …