UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë ligat e mëdha (Spanja, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia), ndërsa Champions-i të luhet duke filluarnga qershori. Në një takim telematik me 55 federatat europiane, në të cilin ka marrë pjesë edhe Sekretari I Përgjithshëm I Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, u ra dakord që të pezullohen miqësoret e ekipeve kombëtare, të planifikuara për javën e parë të qershorit, në mënyrë që të fitohen datat nëkalendar. UEFA i konsiderohen të humbura për shkak të pandemisë së koronavirus datat e planifikuara për ndeshje në prill dhe maj.

Në varësi të evoluimit të situatës së Covid-19 dhe vendimit të qeverive përkatëse, pritet që ekipet të mund të rifillojnë trajnimet dhe të bëjnë njëlloj përgatitjeje “parasezonale”, që të jenë gati të garojnë në qershor. Një nga problemet e parashtruara në takimin e sotëm, nëse ky sezon përfundon në gusht, apo edhe në datat e radhës, domethënë në shtator, është se kohëzgjatja e kontratave të lojtarëve dhe trajnerëve. Ato duhet të zgjaten përtej 30 qershorit, data përfundimtare e shumicës së marrëveshjeve aktuale.

Kjo nënkupton edhe zgjerimit e kohës për merkaton e verës. Ndërsa FIFA është e gatshme të adaptojë rregullat për të marrë parasysh Në fund, u ra dakord të vazhdohet të punohet me kalendarin, pasi pandemia përparon dhe asnjë skenar nuk duket i qartë. Në fund të fundit, megjithëse është bërë e qartë se këtë sezon përparësia është përfundimi i ligave dhe Ligës sëKampionëve, përparësia në të ardhmen do të jetë Kampionati Europian dhepërshtatja e Botërorit të Klubeve në kalendar.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …