UJERAT E ZEZA DALIN NE SIPERFAQE, ASKUSH NUK NDERHYN

Prej disa vitesh, banorët e rrugës “Gjon Buzuku” në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës vuajnë problemin e ujërave të zeza. Bllokimi i tubave ka sjell edhe daljen në sipërfaqe të këtyre ujërave. Banorët e zonës shprehen se situata është e padurueshme sidomos në verë dhe pavarësisht kërkesave të shumta askush nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e këtij problemi. Paguajmë të gjitha taksat, por nuk kemi as ujë të pijshëm shprehen ndër të tjera banorët.

Banorët bëjnë apel ndaj Bashkisë Shkodër që një situatë e tillë të zgjidhet sa më parë, pasi është shumë problem për dhjetëra familje që jetojnë në këtë zonë.

Lexoni dhe kete

JAVA OLIMPIKE NE GJIMNAZIN “OSO KUKA” SHKODER

Në kuadër të javës Olimpike, gjimnazi “Oso Kuka” organizoi këtë të hënë aktivitetin final për …