Friday , 22 November 2019

UJESJELLES I RI NE KALLMET TE LEZHES

Ujë i pishëm 24 orë do të jetë i mundur për banorët e Njësisë Administrative të Kallmetit në Bashkinë e Lezhës brenda vitit 2020. Projekti për ujësjellesin e ri të kësaj zone tashmë ka nisur të implementohet dhe kap një vlerë prej rreth 2 milion euro. Investimi është bashkëfinancim i Bashkisë Lezhë dhe Fondit Shqiptare të Zhvillimit si pjesë e Programit të Ujësjellsave Rural III e mbështetur nga Banka Gjermane KFV.

Punimet e ujesjellësit të ri u inspektuan nga Ambasadori Gjerman Peter Zingraf i cili tha se me këtë investim përmireson kushtet e jeteses së banoreve të kësaj zone. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizme në Lezhë Zef Maçi tha këto investime mbështeten në përformancen e kompanisë.

Ky projekt i rëndësishëm zgjidh përfundmisht problematikën në furnizimin me ujë të rreth 5 000 banorëve të Kallmetit. Punimet do zgjasin një vit duke marr si produkt një nga ujësjellësit më bashkëkohorë rural në Shqipëri dhe një pjesë të kanalizimeve të ujërave të zeza.

Lexoni dhe kete

VAKSINA KUNDER GRIPIT

Vaksinimi kunder virusit te gripit ka filluar dhe eshte siguruar nje kontigjent ne total prej …